Ivan Stoilkoviq konfirmoi largimin e tij nga pozita e zëvëndëskryeministrit

Advertisement

Shkup, 29 qershor – Në prag të rikonstruktimit të Qeverisë, Ivan Stoilkoviq pritet të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, një funksion që gjatë mandatit të tij u shoqërua me reagime të shumta nga partitë dhe opinioni shqiptar, transmeton Zhurnal.

Stoilkoviq publikoi një raport të punës së tij, duke pretenduar se ka ulur shpenzimet dhe ka dhënë fund praktikës së “pagave pa punë”. Megjithatë, gjatë mandatit ai u përball me akuza nga subjektet politike shqiptare për largimin e punonjësve shqiptarë nga ministria, trajtim diskriminues dhe cenim të parimit të përfaqësimit të drejtë.

Ai ka qenë gjithashtu objekt kritikash për qëndrimet e tij të afërta me politikat zyrtare të Serbisë dhe deklaratat e tij lidhur me çështje rajonale, të cilat kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe në skenën politike të vendit.

Me rikonstruktimin e Qeverisë, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive pritet t’i kalojë një kuadri të koalicionit VLEN, duke i dhënë fund mandatit të njërit prej ministrave më të kontestuar në raport me partitë dhe opinionin shqiptar. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit