VLEN: Në 24 muaj qeverisje dëshmuam se ndryshimi është i mundur me punë dhe rezultate

Advertisement

Shkup, 29 qershor – Nga VLEN thonë se në 24 muaj qeverisje dëshmuam se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet.

“Dy vite më parë, VLEN mori përsipër një sfidë të madhe: ta rikthejë besimin e qytetarëve te politika që punon. Jo me fjalë e arsyetime pa fund, por me vendime që zbatohen, projekte që realizohen dhe rezultate që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Gjatë këtyre 24 muajve janë realizuar reforma dhe projekte që për vite me radhë kishin mbetur vetëm premtime. Ligje me rëndësi strategjike, investime në komunat shqiptare, mbështetje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe zhvillimin lokal, si dhe projekte infrastrukturore që po ndryshojnë situatën në terren, janë dëshmi se qeverisja e përgjegjshme jep rezultate.

Një shtyllë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë edhe avancimi i përfaqësimit dhe rolit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, si dhe fuqizimi i zërit të tyre në vendimmarrje. VLEN ka qenë pjesë aktive e këtij ndryshimi, duke e kthyer përfaqësimin në praktikë dhe duke rritur ndikimin institucional në proceset vendore dhe shtetërore.

Bilanci i këtyre dy viteve dëshmon se ndryshimi nuk ndërtohet mbi retorikë, por mbi punë, përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Ky është standardi që VLEN ka vendosur në qeverisje, një qeverisje ku shqiptarët kanë rol më të fuqishëm në institucione, ku vendimmarrja sjell efekt dhe ku politikat përkthehen në përmirësim të jetës së qytetarëve”, thonë nga VLEN. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit