E kuptojmë nevojën e LSD-së për të mbrojtur ish-kryetarin e saj të një organizate qytetare dhe të dyshuar për një vrasje mizore të dyfishtë, Ljupço Palevski Pallço, por ajo që konstatoi revizioni është mungesa e procedurave që janë mënyra si tërhiqet Oliver Spasovski dhe përgjegjësia e tij për reagimin e parakohshëm të shërbimeve për vrasjen e dyfishtë, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Pas 8 vitesh ministër shtrohet pyetja pse Oliver Spasovski nuk ka sjellë procedura për veprime obligative në raste të tilla?”, pyesin nga partia e Mickoskit.