Tri shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Polici se janë grabitur nga gjashtë persona në Prishtinë.
Sipas tyre, të dyshuarit i kishin kërcënuar me thikë dhe u kishin grabitur telefona dhe para.
“Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjell viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.





