Vëllai vrau me thikë vëllanë në Kavajë, pritet trupi i 74-vjeçarit, mes tyre ka pasur qejfmbetje për tokat

Advertisement

Heshtja ka pushtuar fshatin Agonas të Kavajës, ku nga çasti në çast pritet të mbërrijë trupi i 74-vjeçarit Eqerem Rreshka.

Akti i vëllavrasjes ka tronditur fshatin dhe banorët e tij, ndërsa fjalët në këto raste te familjarë e bashkëfshatarë mungojnë.

Dy vëllezërit Rreshka, që me ndarjen e tokës në bazë të ligjit 7501 kishin qejf mbetje midis tyre. Natën e kaluar kalimi me zetor i Eqeremit në rrugën që kalon mes tokave bujqësore dhe që ishte në përdorim nga i vëllai Muhameti.

Përdorimi i kësaj rruge nga viktima ka vijuar të jetë mollë sherri mes dy vëllezërve ditët e fundit dhe natën e kaluar përfundoi në krim.Muhamet Rreshka 76 vjeç goditi me thikë për vdekje të vëllain.Top Channel

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit