15 persona rrihen për një pronë në Lipjan, policia jep detaje

Advertisement

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje që ka ndodhur të mërkurën në Lipjan.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 24 qershor 2026, rreth orës 18:20, ku pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë, të dyshuarit janë përfshirë në rrahje mes vete.

“Jane arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kan pësuar 11 persona të cilët kane pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit 10 nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit