Qyteti i Matosinhosit, në Portugali, ka hyrë në Librin Guinness të Rekordeve falë një spektakli të jashtëzakonshëm me 3.097 dronë që fluturuan njëkohësisht, duke ndriçuar qiellin mbi zonën e Portos së Madhe dhe duke tërhequr mijëra spektatorë në plazhin Titan.
Shfaqja u zhvillua mbrëmjen e 19 qershorit, në hapje të festivalit ajror Air Invictus, i cili gjatë tre ditëve ofroi demonstrime ajrore me avionë si F-16, KC-390 dhe A-29 Super Tucano të Forcave Ajrore Portugeze, si dhe ekspozita dhe punëtori të ndryshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.





