Skandali në FFM, të gjithë të dyshuarit nën masa sigurie, Prokuroria: Nuk ka të arratisur, procesi po vazhdon

Advertisement

Prokuroria ka njoftuar se të gjithë personat e dyshuar në rastet për korrupsion në Federatën e Futbollit të Maqedonisë janë tashmë nën masa sigurie, duke konfirmuar se nuk ka persona të paqasshëm për organet hetimore.

Sipas Prokurorisë, së fundmi janë caktuar masa paraprake për dy të dyshuar, ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpiak, me çka, siç thuhet, të gjithë të përfshirët në procedurë janë nën kontroll të institucioneve.

Hetimet lidhen me një aksion të zhvilluar më 18 qershor në disa lokacione në Shkup, ku Policia Financiare dhe MPB, nën udhëheqjen e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, kryen kontrolle në shtëpi dhe hapësira biznesi, pas një kallëzimi penal të mëparshëm.

Rasti përfshin edhe tetë persona juridikë, të dyshuar për veprat penale “përvetësim në shërbim” dhe “pastrim parash”. Sipas hetimeve, ish-kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, së bashku me një zyrtare të financave të federatës, dyshohet se në periudhën 2015–2018 kanë përvetësuar mbi 127 milionë denarë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit