Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar

Advertisement

Pak ditë më parë publikuam një video që ka vënë në qendër të hetimeve një rast të dyshuar të hyrjeve të parregullta në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Në pamjet e bëra publike shihej një vajzë bjonde, e identifikuar me inicialet A.M., e cila dyshohet se ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut në muajin prill 2025, në një periudhë të ngarkuar politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe po hetohet pasi janë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve, pamjet e kamerave të sigurisë dhe dokumentacioni shoqërues i vizitave.

Sipas burimeve nga sistemi i burgjeve dhe grupi hetimor, po verifikohet edhe personi që ka realizuar dhe shpërndarë videon brenda ambienteve të institucionit, një punonjëse në rol edukatore sociale, ndaj së cilës kanë nisur procedurat disiplinore. Hetuesit po analizojnë gjithashtu lëvizjet e A.M. brenda ambienteve të sigurisë së lartë, ku ajo shihet e shoqëruar nga një punonjëse policie, ndërsa dyshohet se ka pasur akses në zona të kufizuara të institucionit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit