Humb jetën një punëtor në Prizren

Advertisement

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit