Mbaroi edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”!

Përfundoi me sukses mbrëmjen e të shtunës edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që e ktheu Korçën në pikëtakimin e kulturave, traditave dhe artit ballkanik.

Nata e parë e festivalit, e zhvilluar të premten, u shoqërua me paradën e grupeve pjesëmarrëse në rrugët e qytetit dhe me një program artistik që solli ngjyra, muzikë dhe valle tradicionale, duke krijuar një atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Mbrëmja e dytë solli emocione të veçanta, interpretime mbresëlënëse dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, ku artistë nga vende të ndryshme të rajonit ndanë me publikun pasurinë e trashëgimisë së tyre kulturore, duke përcjellë mesazhe miqësie, bashkëpunimi dhe respekti mes popujve.

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo uroi pjesëmarrësit si dhe Ansamblin e Maqedonisë së Veriut për vlerësimin me Çmimin e Madh të Festivalit, si dhe shprehu mirënjohje për të gjithë artistët, organizatorët dhe publikun që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni të tetë. A.K./TemA

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit