Shtatë persona të privuar nga liria për drogë brenda një dite

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit e policisë në disa vende në të gjithë shtetit kanë privuar nga liria shtatë persona të cilëve u është gjetur drogë.

 

Siç theksojnë nga MPB, dje në orën 10:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (21) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Dje në orën 12:20, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.R. (23) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore.

 

Në zonën e Gazi Babës në Shkup mbrëmë në orën 19:40, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.R. (29) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Mëngjesin e sotëm në orën 03:00, në zonën e Qendrës së Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.Ç. (22) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë.

 

Më 20.06.2025, në orën 23:50, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria H.A. (25) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Mëngjesin e sotëm në orën 00:45, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria E.O. (22) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 20.06.2026, në orën 17:30, në fsh. Pallçisht (rrethina e Gostivarit), nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan e privuan nga liria L.S. (21) nga fsh. Pallçisht i Poshtëm. Pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë, ka hedhur një paketim me marihuanë, i cili është gjetur dhe sekuestruar.

 

MPB paralajmëron se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit