Kufiri pa vonesa, Meidani: Jo më dy kontrolle, por një regjim i vërtetë hyrje- hyrje

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka njoftuar se një nga angazhimet e tij kryesore që nga marrja e detyrës po bëhet realitet: lehtësimi i kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas tij, me vendimin e Këshillit të Ministrave për unifikimin e procedurave të kontrollit kufitar, dy vendet po ecin drejt zbatimit të modelit të kontrollit të vetëm dhe të përbashkët, me një ndalesë dhe një procedurë të vetme për udhëtarët.

 

“Jo më dy kontrolle nën të njëjtën çati, por një regjim i vërtetë Hyrje–Hyrje”, theksoi Meidani, duke shtuar se kjo do të sjellë më pak radhë, më pak pritje dhe më shumë lehtësi për familjet, bizneset dhe qytetarët që kalojnë kufirin çdo ditë.

 

Ai bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2025, përmes pikës kufitare të Qafë Thanë kanë kaluar mbi 2.3 milionë udhëtarë, duke e bërë edhe më të rëndësishëm modernizimin e procedurave kufitare.

 

Ambasadori falënderoi institucionet e të dy vendeve për bashkëpunimin dhe përkushtimin, duke nënvizuar se fryma e bashkëpunimit do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit