Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër, zbulohet identiteti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit.

Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, bën me dije se 62-vjeçari, Besnik Koka, është mbytur në rrethana ende te pazbardhura.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Ai bëhet viktima e tretë që humb jetën për shkak të mbytjes.

Më parë ditën e sotme në Plazhin e Tales u gjetën të mbytura dy vajza të mitura.

Top Channel

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit