Shteti e mbrojti rubinin maqedonas pas dekadash shfrytëzimi

 

Pas shumë vitesh tregtie dhe shfrytëzimi pa rregulla të qarta, rubini maqedonas më në fund ka marrë mbrojtje zyrtare nga shteti. Bëhet fjalë për një gur gjysmë të çmuar me ngjyrë rozë-vjollcë, që gjendet kryesisht në rajonin e Prilepit dhe konsiderohet një pasuri e rrallë natyrore e vendit.

Për dekada me radhë, rubini është nxjerrë, përpunuar dhe shitur pa një status të qartë ligjor. Ai tregtohej në dyqane, panaire dhe në internet, ndërsa shteti nuk kishte kontroll të plotë mbi shfrytëzimin dhe përfitimet ekonomike nga kjo pasuri.

Institucionet kishin nisur procedura për mbrojtjen e tij edhe më herët, por procesi ishte zvarritur për vite të tëra. Ndërkohë, rubini maqedonas përdorej shpesh si dhuratë zyrtare për mysafirë dhe delegacione të huaja.

Tani, me vendimin e ri, rubini maqedonas është shpallur pasuri minerale e mbrojtur me rëndësi kombëtare. Qëllimi është ruajtja e tij nga shfrytëzimi i pakontrolluar, mbrojtja e origjinës së tij dhe promovimi si një simbol unik natyror i Maqedonisë.

Sipas autoriteteve, ky hap pritet të sjellë më shumë kontroll në treg, mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe mundësi më të mira për promovimin e rubinit maqedonas në tregjet ndërkombëtare.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit