Forumi Energjetik i Maqedonisë 2026, Mickoski: Le të shohim çfarë mund t’i ofrojmë Evropës si Ballkan Perëndimor

Sot dhe nesër në Shkup mbahet Forumi i 9-të Rajonal për Klimën, Tranzicionin Energjetik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor – MEF 2026. Forumi ka mbledhur politikëbërës, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, sektorin privat dhe shoqërinë civile, me qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

 

 

Në hapjen zyrtare dhe gjatë programit po marrin pjesë përfaqësues të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë, mes tyre kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha, ambasadori i BE-së Michalis Rokas, drejtori i Sekretariatit të Energy Community, Artur Lorkowski, si dhe drejtori ekzekutiv i MEF dhe ZIP Institute, Agim Selami.

Ngjarja organizohet në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme rajonale për diplomacinë klimatike në Evropën Juglindore.
“Sa herë që flasim për Ballkanin Perëndimor, flasim për integrimet evropiane… Por le të flasim pak edhe për mundësitë që ne si Ballkan Perëndimor dhe si rajon mund t’ia ofrojmë Evropës”, tha kryeministri Mickoski në Forumin Energjetik të Maqedonisë 2026.

 

 

“Mund të ofrojnë, në këtë moment, afërsisht 260 teravat-orë prodhim vjetor në kapacitete të reja në pjesën e energjisë së ripërtëritshme, ose nëse këtë e shumëzojmë me rreth 100 euro për megavat-orë, kjo do të thotë se ne në nivel vjetor, si Ballkan Perëndimor, mund të akumulojmë një biznes që i nevojitet Evropës, që është vetëm një e pesta e nevojave të Evropës, me vlerë 26 miliardë euro”, tha Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit