Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në mesazhin e tij, Qyra theksoi se fëmijët janë burimi më i pastër i gëzimit, frymëzimit dhe shpresës për të ardhmen.
“Sot festuam buzëqeshjet më të bukura, energjinë më të pastër dhe zemrat më të sinqerta – fëmijët tanë. Qeshni sa më shumë, ëndërroni pa kufij, luani, mësoni dhe besoni gjithmonë te vetja juaj. Bota bëhet më e bukur përmes syve tuaj dhe më e ndritur falë gëzimit që sillni çdo ditë”, ka shkruar Qyra.
Ai shtoi se fëmijët janë shpresa dhe krenaria e shoqërisë, duke nënvizuar se puna për një të ardhme më të mirë bëhet pikërisht për brezat e rinj.
Në fund të urimit të tij, kryetari i Strugës ua uroi të gjithë fëmijëve festën me mesazhin: “Gëzuar 1 Qershorin!”






