Kishte shkuar në Kosovë për të punuar, lëndohet bangladeshasi në Gjilan, detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, ku një punëtor nga Bangladeshi është plagosur ndërkohë që punonte.

“Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë”, thuhet në raportin policor.

Pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës.

Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit