Mendi Qyra uron besimtarët: “Kurban Bajrami të sjellë paqe, harmoni dhe mirëkuptim”

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Strugës Mendi Qyra ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke uruar paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje.
Në urimin e tij, ai theksoi se Kurban Bajrami është një festë që kujton vlerat më të bukura njerëzore si solidariteti, sakrifica, respekti dhe kujdesi për njëri-tjetrin.
“Le të jetë kjo ditë një moment afrimi, mirëkuptimi dhe dashurie mes nesh. Uroj që gëzimi i Bajramit të mbushë zemrat dhe shtëpitë tuaja me lumturi, ndërsa sofrat tona të jenë gjithmonë të hapura për familjen, miqtë dhe ata që kanë nevojë për mbështetje”, thuhet në mesazhin e tij.
Në fund, ai uroi të gjithë qytetarët me fjalët: “Gëzuar Kurban Bajramin!”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit