Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut

Në shenjë mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme do të mbahet një protestë në Tiranë.

Organizatorët, Kol Marku dhe Kristian Nela, kanë bërë të ditur se tubimi do të fillojë në ora 17:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Markut, protesta nuk ka prapavijë politike dhe ka për qëllim të shprehë solidaritet me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe të mbrojë të drejtat dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Ndërkaq, Nela ka deklaruar se organizimi është realizuar nga vetë organizatorët për të treguar unitet dhe për të dërguar mesazhin se interesi kombëtar duhet të jetë mbi çdo dallim tjetër.

Po ashtu, është bërë e ditur se në protestë pritet të marrin pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit