Stuhi me bubullima përfshin Shkupin, Vallandovën, Probishtipin dhe Shën Nikollën

Një valë e re e motit të paqëndrueshëm ka shkaktuar pasditen e sotme stuhi me reshje të dendura shiu dhe erë të përforcuar në disa pjesë të vendit.

 

Meteorologët paralajmërojnë se në rajonin e Vallandovës dhe Shkupit ekzistojnë kushte edhe për paraqitje të breshrit të imët, të shoqëruar me shkarkime elektrike.

 

Reshjet dhe era e fuqishme veriore tashmë janë aktive në pjesët veriore të luginës së Shkupit, ku janë regjistruar edhe bubullima të rralla.

 

Njëkohësisht, moti i keq me shi të rrëmbyeshëm është aktiv edhe në rrethinën e Probishtipit si dhe në territorin e komunës së Shën Nikollës.

 

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të jenë të kujdesshëm në këto rajone, ku proceset atmosferike aktualisht janë më intensive.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit