Këngëtarja e njohur Gili ditën e sotme feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 60-vjet jetë.
Në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet e rrethuar nga bashkëshorti, dy djemtë, nusja dhe dy nipat, duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj personale.
Në mbishkrimin e fotos, Gili ka shkruar: “Ditëlindja ime sot, me zemër plot ♥️ Faleminderit Zot”, duke shprehur mirënjohje për familjen dhe jetën.
Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar për ditëlindjen dhe kanë vlerësuar harmoninë familjare që ajo ka ndarë me publikun.





