Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski ka deklaruar se Ligji për Përfaqësimin e Drejtë ka hyrë dje në Kuvend dhe do të kalohen procedurat e duhura parlamentare, transmeton Ora24.tv. Ai tha se së shpejti pritet miratimi i tij.
“Ligji për Përfaqësimin e Drejtë, dje në Kuvend dhe, në përputhje me procedurën e tij, domethënë qëllimin për të cilin u dorëzua në Kuvend, procedurat do të respektohen në përputhje me Rregulloren.
Presim që ky ligj të miratohet sëshpejti. Lidhur me komentet e opozitës, do të sqaroj edhe një herë qëndrimin se është shumë e rëndësishme që kur miratoni ligje, ato të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet Komisionit të Venecias.
Sepse përndryshe, nëse miraton një ligj që e dini se është antikushtetues, atëherë po luan me emocionet dhe nevojat e qytetarëve. Kjo është epandershme, dhe ne nuk do ta bëjmë këtë”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski./ Ora24.tv
https://www.instagram.com/reel/DYjliMACP_A/?igsh=MTd6ZDFoODRsdGgzNA==
https://www.facebook.com/share/v/17uNF7jN7N/





