Protestat në Shkup, policia ndalon disa persona

Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa protestues pjesëmarrës në protestën e sotme në Shkup.

 

Arrestimin e tyre e konfirmoi edhe njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, i cili gjatë fjalimit të tij tha se janë arrestuar tre studentë.

 

Pamje nga arrestimi i studentëve janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa shihet se ata janë arrestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

 

Autoritetet shtetërore ende nuk kanë dhënë informacione në lidhje me arrestimin e studentëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit