Rritet numri i fëmijëve me ankth! Në linjën sos janë raportuar 284 fëmijë

Në vitin 2025 është rritur numri i fëmijëve që kanë raportuar mendime vetëvrasëse ose tentativa për vetëvrasje, njoftojnë nga Ambasada e Parë e Fëmijëve – “Megjashi”. Milla Damjanovska, operatore e linjës “Allo Bushavko”, tha se raporti vjetor mbi funksionimin e linjës SOS tregon se, nga 284 raportime të pranuara gjatë vitit, shumica kanë qenë të lidhura me shëndetin mendor. Sipas saj, 83 fëmijë dhe të rinj janë ankuar për gjendje që lidhen me shëndetin mendor.

“Ne morëm më shumë thirrje nga zonat urbane dhe gjithashtu gjithmonë kishim fëmijë nga grupet e cenueshme të cilëve u ofruam mbështetje, nga të cilët 12 janë fëmijë që janë anëtarë të një pakice etnike racore, 6 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 3 janë LGBT”, tha Milla Damjanovska, operatore e linjës “Allobushavko”

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit