Bujar Çahili gjatë ditës së sotme ka mbrojtur me sukses doktoraturën pranë Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik me temën: “Ndikimi i konfliktit Ukrainë–Rusi në tregtinë e Ballkanit Perëndimor – sfidat në sektorin agro-ushqimor dhe energjetik”.
Punimi shkencor trajton ndikimet ekonomike dhe tregtare të konfliktit në rajon, me fokus të veçantë në sektorët e energjisë dhe agro-ushqimit, duke analizuar sfidat dhe pasojat për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme akademike për Bujar Çahilin dhe një vlerë të shtuar për komunitetin akademik shqiptar në vend.





