Ramadan Ramadani: Studentët nuk manipulohen ata e dinë çfarë kërkojnë për gjuhën shqipe!

Analisti Ramadan Ramadani ka komentuar protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke theksuar se përpjekjet për ta paraqitur protestën si të manipuluar bien poshtë nga vetë organizimi, momentumi dhe protagonistët e saj.

 

Sipas Ramadanit, zgjedhja e lokacionit, Ura e Gurit, Sheshi dhe Ministria e Drejtësisë në Shkup – tregon qartë se studentët “e dinë vendin dhe shtetin dhe e dinë çfarë kërkojnë prej tyre”.

 

Në vijim shkrimi i plotë i Ramadanit:

 

Kot të pyes: pse dikush mendon se mund të manipulohet me studentët dhe protestën e tyre për gjuhën shqipe, kur krejt; skena, momentumi dhe sidomos protagonistët tregojnë të kundërtën?!

1. Shkupi, Ura e Gurit, Sheshi dhe Ministria e Drejtësisë janë skenë e zgjedhur prej atyre që e dijnë vendin dhe shtetin dhe e dinë çka kërkojnë prej tyre!

2. Këto protesta bëhen në një momentum kur shqipja çuditërisht dhe jashtëligjshëm “pajk” prej institucioneve: shembull më eklatant është ai “kali” ii gjykatës kushtetuese që zgërdhiheshte dhe nuk kishte përgigje se pse jokushtetuetshëm dhe jashtëligjshëm nuk kishte shqip në tabelën e institucionit para të cilit qëndronte gjatë konferencës për shtyp!

3. Prej aq sa kemi mund të mësojmë nga opinioni protagonistët e mundshëm të manipulimit janë me arsim, diplomë e disa edhe me dije gjysmake në shkenca tjera kurse studentët me dije precize nga juridiku dhe ligjet. Si munden “avamat” ti manipulojnë ekspertët e fushës përkatëse?! Për më tepër, me çka pamë në opinion nga fjalët, fytyrat dhe teshat, studentët dhe studentet ishin përveç se më të ri dhe të heshëm ishin edhe më të pasur, pamvarur dhe më me liri se krejt manipuluesit e mundshëm parapolitikanë, wanabe udbasha dhe gazetaruca me portale pesëparëshe!

Ata vajza dhe djem ishin tamam si gjuha shqipe: më e bukur, më e dijshme, më e pasur dhe në vendin e vet!

#mestudentët e hënë, 16.30 h., 18.05.2026, para Urës së Gurit, Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit