A do të vazhdojë bashkëpunimi me Limanin?” – Mickoski përgjigjet

Kryeministri Hristijan Mickoski reagoi me ironi ndaj pyetjes së gazetarëve nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me ministrin Fatmir Limani, pavarësisht marrëdhënieve të përkeqësuara mes partnerëve të koalicionit VLEN.

I pyetur drejtpërdrejt për situatën dhe raportet brenda koalicionit, Mickoski u përgjigj shkurt dhe me ton ironik:

“A do të vazhdojë bashkëpunimi me ministrin Limani pavarësisht marrëdhënieve të përkeqësuara me VLEN? Epo, e shihni që ministri Limani është me mua”, tha ai duke qeshur.

https://www.facebook.com/reel/2490810144719996

Deklarata e tij u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë, por edhe me dozë humori, në lidhje me raportet politike dhe diskutimet e fundit rreth stabilitetit të bashkëpunimit në qeveri.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur në opinion po shtohen komentet për marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit dhe funksionimin e brendshëm të shumicës qeverisëse./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit