Rokas: Ka përshpejtim në procesin e reformave

Ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave në krahasim me Raportin e vitit të kaluar dhe shpresoj sinqerisht që raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është arritur përparim dhe se do të ketë rezultate, tha ambasadori i BE-së Mihalis Rokas gjatë vizitës së sotme në Krushevë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është raporti për përparimin e Maqedonisë në reforma.

Sipas Rokas, përgatitja e Raportit është duke u zhvilluar dhe duhet të finalizohet në shtator, dhe fundi i qershorit është afati i fundit për hapat dhe masat që Qeveria dhe ministritë duhet të zbatojnë.

“Raporti vjetor i Komisionit Evropian është duke u përgatitur dhe duhet të finalizohet deri në shtator ose në fillim të shtatorit, kështu që mendoj se ajo që mund të vihet re atje është se deri më tani është bërë shumë punë e vështirë. Jam i bindur se ky do të jetë një raport që do të tregojë përparim, në krahasim me Raportin e mëparshëm të Komisionit Evropian. Por ajo që është më e rëndësishme është agjenda e reformave. Bashkimi Evropian ka punuar ngushtë me Qeverinë dhe ministritë për të bërë përparim në disa fusha. Sa i përket disa hapave ose masave që duhet të ishin zbatuar nga Qeveria dhe ministritë deri tani, afati i tyre skadon në fund të qershorit. Megjithatë, në përgjithësi, në krahasim me Raportin e vitit të kaluar, mund të vërejmë se ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave, kështu që shpresoj sinqerisht që raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është bërë përparim dhe se do të ketë rezultate”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Mihalis Rokas, gjatë vizitës së sotme në Krushevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit