Hoxha në vizitë pune në Komunën e Studeniçanit – Në realizim e sipër projekte kapitale komunale

 

 

Shkup, 14.05.2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Studeniçanit, ku së bashku me kryetarin e komunës Ejup Abazi, inspektuan projektet aktuale infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në kuadër të vizitës, ministri Hoxha vizitoi lokacionin ku po zhvillohen aktivitetet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Moranë. Projekti ka vlerë prej 4.519.715 denarësh dhe tashmë është realizuar mbi 50 për qind.

 

Ky investim, tha Hoxha, është pjesë e programeve të Ministrisë për sigurimin e infrastrukturës cilësore komunale në të gjitha vendbanimet, me qëllim tejkalimin e sfidave shumëvjeçare me të cilat përballen banorët e këtij rajoni.

 

Përveç këtij projekti, në Studeniçan është duke u realizuar edhe faza e tretë e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit – projekt për të cilin Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mbi 53 milionë denarë. Rrjeti i ujësjellësit ka gjatësi prej 8.7 kilometrash, nga të cilat 5.5 kilometra tashmë janë përfunduar.

 

Ministri Hoxha theksoi se Ministria vazhdon me mbështetje të fuqishme për komunat në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit