Sipas informatave jozyrtare, BDI në Çair po mobilizon strukturat për protestën e studentëve të paralajmëruar më 18 maj.
Burime të brendshme të kësaj dege, thonë se në mbledhjen e mbrëmshme të degës së BDI-së në Çair, të udhëhequr nga Bujar Osmani, është kërkuar mobilizimi i së paku 2000 të rinjve, të cilët duhet të jenë “të ashpër”, për të marrë pjesë në protestën e Studentë.
Edhe në protestën e parë të mbajtur më 6 prill, eksponet të BDI-së u shfaqën në protestë, ndërsa në radhët e para po flisnin studentë nga forumet rinore të BDI-së dhe LSDM-së, gjë e cila po zbeh qëllimin e sinqertë të studentëve.
Në reagime publike, opozita akuzohet për keqpërdorim të studentëve për interesa politike, ndërsa studentëve u bëhet thirrje të mos bien pre e ndikimeve partiake.





