16-vjeçari nga Pallçishti i Epërm përfundon pa ndjenja nga alkooli pranë një shkolle të mesme në Tetovë

Më 13.05.2026, në orën 12:00, në SPB Tetovë është raportuar se në afërsi të një shkolle të mesme në Tetovë, ekipi mjekësor ka intervenuar te një i mitur 16-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm, i cili ishte në gjendje pa ndjenja për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Klinike të Tetovës, i mituri i është dorëzuar prindit, i cili është thirrur për bisedë zyrtare për zbardhjen e ngjarjes.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit