Strugë: Deputeti Vengu dhe ish-ministri Kushi mbështesin protestat e studentëve shqiptarë

Pas takimit me të rinjtë në Tetovë, sot në Strugë po qëndrojnë ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, deputeti Pirro Vengu dhe ish-ministrja e Arsimit, deputetja Evis Kushi, së bashku me deputetë të tjerë nga Shqipëria.

Në këtë takim të zgjeruar me rininë strugane merr pjesë inicuesi i protestave Mevlan Ademi, si dhe presidentë të unioneve të studentëve e organizatorë të tjerë të Lëvizjes Studentore.

Vengu ka deklaruar: “Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja. Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë. #Studentet #ShqiptareteRMV #GjuhaShqipe #MaqedoniaVeriut”

Takimi fokusohet në diskutime me të rinjtë për arsimin, organizimin studentor, perspektivën e rinisë shqiptare dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve shqiptarë në rajon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit