Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale nga 20 deri në 26 gradë.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 8, ndërsa maksimale do të arrijë 24 gradë.





