Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të martë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Major Sashko Lafchiski.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.
Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe Aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive.





