Osmani: Logjika e Marrëveshjes së Ohrit është demokracia konsensuale

Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka deklaruar se mekanizmat për barazi etnike dhe gjuhësore nuk janë “specifikë ballkanikë”, por modele të njohura evropiane të demokracisë konsensuale.
Osmani ka marrë si shembull modelin e Tirolit Jugor në Itali, i cili sipas tij konsiderohet ndër modelet më të studiuara për menaxhimin e shoqërive multietnike dhe ndarjen e balancuar të pushtetit ndërmjet komuniteteve.
Ai ka theksuar se modeli bazohet në deklarimin e përkatësisë gjuhësore, përfaqësimin proporcional në institucione, balancën në punësimet publike dhe barazinë e plotë gjuhësore në administratë dhe drejtësi.
Sipas Osmanit, logjika themelore e këtij sistemi është krijimi i besimit se shteti u përket të gjithëve në mënyrë të barabartë, ndërsa ka shtuar se pikërisht mbi këtë parim është ndërtuar edhe Marrëveshja Paqësore e Ohrit.
“Çdo interpretim tjetër i Marrëveshjes së Ohrit, ndryshe nga modeli i demokracisë konsociative të Arend Lijphart, është i papranueshëm”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit