Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Kongresin e VLEN-it që po mbahet në Shkup, tha se është kënaqësi e veçantë siç tha “të gjendem në mesin tuaj në një moment me peshë të veçantë politike dhe shoqërore të themelimit të VLEN”.
“Ne jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje, copëtime politike në formacione të reja. Prandaj është shumë më e rrallë dhe domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik. Kjo përveç dëshmon përgjegjësinë politike përbën një model të ri bashkëpunimi për organizmin politike që veprojnë në rajon”, tha Kurti.
Sipas tij, ky Konges ka një simbolikë të vetme pikërisht se mbahet më 9 maj, në ditën e Evropës.
“Është kujtesë se Evropa moderne u ndërtua mbi rrënojat e fashizmit, supremacisë dhe luftërave. BE lindi si një projekt i paqes përmes antifashizmit dhe prosperitetit përmes demokracisë. Kjo ka rëndësi të veçantë për Ballkanin”, tha ai.
Ne duhet të jemi të qartë, shtoi Kurti, çdo ide që çon drejt fashizmit, nacionalizmit agresiv, mohimit të tjetrit duhet të kritikohet e mposhtet politikisht, moralisht e institucionalisht.
“Më 18 nëntor 2024, qeveritë e dy vendeve zhvilluan mbledhjen e përbashkët ku u nënshkruan disa marrëveshje, një pjesë e tyre janë realizuar dhe në pjesën tjetër punohet intensivisht dhe të mbyllen sa më shpejt”, tha ai.





