LSDM: Po bllokohet rruga evropiane e Maqedonisë për shkak të mosndryshimeve kushtetuese

Me deklaratën e sotme të ministrit të jashtëm Mucunski se nuk ka kushte për ndryshimet kushtetuese, e që është kushti kryesor për negociata me BE-në, po dëshmohet se rruga evropiane e Maqedonisë po bllokohet qëllimisht. Kështu thonë në reagimin e tyre LSDM-ja opozitare.

“Vitin e kaluar, në korrik 2025, Presidenti bullgar Rumen Radev, tani Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë, tha se Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së. Kemi pasur edhe mohime nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare se gjuha maqedonase është një çështje e brendshme dhe jo një temë e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo nuk është një kontradiktë e rastësishme. Ky është një bllokim i qëllimshëm i rrugës evropiane të Maqedonisë. Mickoski po krijon me vetëdije një konflikt me Bullgarinë për të pasur një justifikim të gatshëm pse procesi është bllokuar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit