Vetura futet në turmën e njerëzve në Gjermani, dy të vdekur e shumë të lënduar

Dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë u lënduan, pasi një veturë u fut në turmën e njerëzve në qytetin lindor gjerman, Leipzig, të hënën pasdite, thanë autoritetet lokale.

Kryetari i qytetit, Burkhard Jung, tha se autori i dyshuar është kapur, duke shtuar se autoritetet ende nuk e kishin të qartë motivin, raporton televizioni BBC.

Komandanti i zjarrfikësve në Leipzig, Alex Schuh, tha se 22 persona janë lënduar, dy prej tyre seriozisht.

Rreth 40 zjarrfikës dhe 40 pjesëtarë të ekipeve mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me dy helikopterë, shtoi ai.

Policia konfirmoi se një veturë kishte goditur disa njerëz në zonë e Rrugës “Grimmaische” para se të largohej.

Vozitësi më pas u arrestua “dhe tani për tani nuk ka rrezik të mëtejmë që vjen prej tij”, sipas policisë.

Rreth orës 17:35, Radio Leipzigu raportoi se policia tha se rreziku kishte përfunduar dhe se zona rreth sheshit ishte izoluar.

Në pamje të pavërtetuara në rrejte sociale shiheshin një helikopterë i verdhë i emergjencës afër vendit të ngjarjes si dhe disa autoambulanca.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit