Ligji për Arsimin e Lartë në procedura qeveritare

Propozim ligji për Arsimin e Lartë, në procedurë Qeveritare. I njëjti është në proces harmonizimi dhe pritet të shqyrtohet në një nga seancat e ardhshme.

“Ligji është dorëzuar në Qeveri dhe në përputhje me Rregulloren, është në proces harmonizimi sipas procedurave të përcaktuara qeveritare, pas së cilës pritet të shqyrtohet në kuadër të një prej seancave të ardhshme të Qeverisë”- thonë nga Qeveria.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se janë tejkaluar dallimet, ndërsa brenda tekstit kanë integruar të gjitha vërejtjet konstruktive.

Propozim ligji për arsim të lartë është dorëzuar në Qeveri, me qëllim harmonizimin me të gjitha institucionet e prekura, ndërsa pas miratimit në seancën e Qeverisë do të dorëzohet te Kuvendi. Të gjitha vërejtjet konstruktive dhe të argumentuara që kemi marrë gjatë zhvillimit të debatit publik janë integruar në tekst,”- nënvizojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Propozim ligji për arsimin e lartë ka qenë temë e një debati të gjerë. Opozita dhe një pjesë e studentëve e profesorëve gjatë debatit publik kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke theksuar se me të njëjtin, Qeveria kërkon të marrë në dorë universitetet, duke kontrolluar statutet e tyre, të vendos kritere të forta për profesorët e rinj dhe t’i fal ata që janë tashmë në punë. Ata kanë nënvizuar se ky propozim ligji i hap rrugë nepotizmit, duke dëmtuar rëndë cilësinë në fakultete./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit