Së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Mucunski, në emër të Qeverisë bëmë homazhe për sakrificën e viganit, heroit maqedonas Goce Dellçev dhe në këtë mënyrë duam të tregojmë se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që idealet e tij, luftën e tij për një Maqedoni të pavarur për popullin maqedonas.
Por edhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, të mbetet e përjetshme, të kujtojmë figurën dhe veprën e tij dhe në këtë mënyrë ajo të përcillet edhe te gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse vlerat në të cilat ka besuar vigani ynë Goce Dellçev, për fat të keq, edhe sot disa vende anëtare të BE-së ende nuk i respektojnë.
Jo vetëm që nuk i respektojnë, por as nuk i zbatojnë. Ai ishte përpara kohës së tij dhe si i tillë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe identitetin maqedonas.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe çdo vit në këtë ditë edhe qeveritë e ardhshme të vazhdojnë të përkujtojnë figurën dhe veprën e Goce Dellçevit.





