Nxënësit e shkollave fillore në Shkup kontribuojnë me ide kreative për një qytet ekologjik

Nxënësit e disa shkollave fillore në Shkup po dëshmojnë se edhe në moshë të re mund të japin zgjidhje konkrete për një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme. Përmes projekteve të tyre kreative, ata kanë prezantuar ide inovative për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e jetesës urbane. Një nga propozimet më të veçanta ishte ai për ndërtimin e një tramvaji modern përgjatë lumit Vardar. Një grup tjetër nxënësish prezantoi përdorimin e eko-paneleve me alga për pastrimin e ajrit rreth shkollave.

“Ky tramvaj do të kalojë përgjatë rrjedhës së lumit Vardar dhe do të ketë më shumë stacione, në të cilat udhëtarët do të mblidhen me eko-autobusë. Këta autobusë do të punojnë me panele diellore dhe do t’i dërgojnë udhëtarët deri në komunën përkatëse. Me këtë, ne e reduktojmë ndotjen e ajrit për 60% dhe buxhetin mund ta shfrytëzojmë për diçka tjetër, në vend të rindërtimit të rrugëve, mund ta përdorim për rikonstruimin e parqeve, ndërtimin e parqeve të reja dhe më shumë gjelbërim në Shkup”, deklaroi Mihaill, nxënës I sh.f “Jana Moskominski”.

“Ne kemi pranuar sfidën për të gjetur një zgjidhje për reduktimin e ndotjes rreth shkollave. Kemi krijuar eko-panele me alga. Algat thithin dioksidin e karbonit deri në 50 herë më shumë se pemët. Prandaj, zgjidhja për pastrimin e ajrit nuk është vetëm mbjellja e një peme, por është diçka më inovative dhe më ndryshe. Kemi edhe një maketë, ku në pjesët anësore të shkollave planifikojmë të ketë mur me myshk, pasi edhe ai e shndërron shumë shpejt dioksidin e karbonit në oksigjen”, theksoi Mihaella, nxënëse sh.f “Vera Jociq”.

Një tjetër ide kreative ishte prezantimi i një koshi inteligjent për mbeturina. Ky kosh funksionon me energji diellore, është i pajisur me sensorë dhe ofron shpërblime për përdoruesit që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. Nxënësit gjithashtu dërguan mesazhe të qarta për ndryshimin e zakoneve të përditshme, duke inkurajuar përdorimin e biçikletave në vend të makinave.

“Kemi prezentuar një kosh mbeturinash, kosh smart, mund të ndihmoj, mund të flas, ka senzor dhe gjithashtu punon me panele solare që ruajnë energjinë dhe gjithashtu mer pikë dhe jep shpërblime për ata që e përdorin dhe janë të ndërgjegjshëm. Kjo ishte një ide jona dhe shpresojmë që është një ide realistike që me të vërtet mund të ndihmoj si një projekt I vërtet në vendin tonë”, tha Blin, nxënës I sh.f”7 Marsi”.

“Në projektin e sotëm, duam të përcjellim një mesazh që do ti informojë qytetarët se, për të parandaluar ndotjen e ajrit, ata duhet të përdorin biçikletat më shumë se sa makinat dhe autobusë”, thotë Ajlin, nxënëse sh.f “Tefejuz”.

Sipas nxënësve, idetë e tyre mund të shërbejnë si frymëzim për politika dhe projekte konkrete në të ardhmen. Idetë u dhanë në kuadër të projektit për mbrojtjen e mjedisit nga Fondi për inovacion./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit