A pritet lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim përreth 6 vjet në Hagë.

Të shtunën në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Hoxhaj tha se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi t’iu kthehen familjeve të tyre shumë shpejt, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ai tha se procesi gjyqësor ndaj çlirimtarëve, sipas tij, ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm.

“Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive, që Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, mbi të gjitha, i kthehen familjeve të tyre, iu kthehen bashkëluftëtarëve, por edhe Kosovës, meqë procesi gjatë këtyre 6 viteve të fundit ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm. I besojmë drejtësisë ndërkombëtare.”, tha Hoxhaj.

Ai njëherësh tha se ka pasur shqetësime lidhur me pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se, sipas tij, ato kanë tentuar të kriminalizojnë luftën për liri dhe pavarësi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit