Irani mesazh të qartë palës amerikane: Negociata ose luftë, jemi të gatshëm për të dyja opsionet

Advertisement

Irani thotë se është “gati” të rifillojë luftën ose t’i japë përparësi diplomacisë për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”.

“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit, Pakistanit, duke synuar një fund përfundimtar të luftës dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis rrugës diplomatike ose vazhdimit të një qasjeje konfrontuese”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.

“Irani, për të siguruar interesat dhe sigurinë e tij kombëtare, është gati për të dyja opsionet”, shtoi ai, duke iu drejtuar ambasadorëve dhe krerëve të misioneve diplomatike në kryeqytetin iranian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit