Moti i ndryshueshëm vazhdon, përmirësim i pritshëm nga e hëna

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 20 gradë.

Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, si dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 19 gradë.

Edhe nesër pritet mot i ngjashëm, ndërsa stabilizim dhe rritje e temperaturave ditore pritet nga e hëna.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit