Me rastin e 2 Majit, një datë me rëndësi të veçantë historike, deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti, ka përkujtuar ngjarjet e lidhura me Sllupçanin dhe shpalljen e Karadakut zonë të lirë.
Në mesazhin e tij, ai thekson se kjo ngjarje nuk ishte vetëm simbolike, por një shprehje e qartë e vullnetit për liri, dinjitet dhe të drejta të barabarta. Sipas tij, Karadaku dhe banorët e tij mbeten një shembull i fortë i qëndresës dhe unitetit.
Bexheti gjithashtu ka nderuar me përulësi të gjithë ata që sakrifikuan për këtë rrugë, duke theksuar se kontributi i tyre përbën themelin e së sotmes dhe orientim për të ardhmen.
“Lavdi e përhershme për ata që ranë për liri”, përfundon mesazhi i tij.9





