Shoqata Albanian American Relations Council (AARC) ka marrë pjesë në ceremoninë prestigjioze Congressional Former Members Statesmanship Awards, një mbrëmje e dedikuar udhëheqjes, shërbimit publik dhe qeverisjes me parime.
Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësuesit e AARC zhvilluan takime të drejtpërdrejta me disa nga figurat e nderuara të mbrëmjes, përfshirë kongresmenin Bill Huizenga, senatorin Raphael Warnock dhe kongresmenin Gregory Meeks. Në këto takime u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në këtë ngjarje, AARC u përfaqësua nga kryetari i bordit Eli Rusi, anëtari i bordit Vehbi Bajrami dhe drejtori i administratës Ron Bajrami.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë aktivitet pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të AARC për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me përfaqësues të spektrit të gjerë politik në SHBA, si dhe për avancimin e interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ngjarje të tilla, theksohet më tej, riafirmojnë rëndësinë e dialogut, partneritetit dhe angazhimit të vazhdueshëm në formësimin e politikave dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.(B.S/INA)





