KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve dhe dorëzimin e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur hapjen e afateve për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar, periudha 2 deri më 10 maj është caktuar për subjektet e reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duhet të dorëzojnë aplikimin për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ. Ndërkohë, KQZ ka përcaktuar edhe periudhën 2 deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Ky afat 11-ditor vlen për të gjitha subjektet politike, përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur. Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë president./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit