Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu, njoftojnë nga Uprava për Punë Hidrometeorologjike.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperaturat do të jenë më të ulëta krahasuar me ditët e mëparshme, me vlera minimale që në disa zona do të zbresin nën zero, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga rreth 11 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të përforcohet, veçanërisht në disa pjesë të luginës.
Autoritetet kompetente rekomandojnë kujdes për shkak të erës së përforcuar dhe reshjeve të mundshme afatshkurtra, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në ambiente të hapura.





