Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me qëndrimet e këtij të fundit ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Azizit, sulmet e fundit të Ahmetit ndaj Kurtit nuk janë të rastësishme, por lidhen me ndryshimet gjeopolitike dhe dështimin e projekteve që ai i quan të dëmshme për sovranitetin e Kosovës.
“Prishja e thikave mbi hartë”
Azizi ka listuar disa nga “mëkatet” e Albin Kurtit, të cilat sipas tij kanë shqetësuar krerët e vjetër politikë në rajon:
• Fundi i “Open Balkan”: Azizi thekson se Kurti ishte ai që i dha goditjen përfundimtare këtij projekti.
• Dështimi i Zajednicës: Sipas deputetit, Kurti prishi planet për asociacionin dhe “jaraninë” me Radojçiqin e Vuçiqin.
• Kthimi i sovranitetit: Ai vlerëson se janë larguar “thikat mbi hartën e Kosovës” dhe veriu i vendit është kthyer nën kontrollin e plotë të Republikës.





